Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    “Ai nuk e kuptoi…”- Rozana Radi sqaron reagimin e Sany pas fitores së Kënga Magjike. A ka diçka intime mes dy artistëve? Zbulohet e vërteta

    December 9, 2024

    Kënga me titullin “Akoma” e kënduar nga Rozana Radi dhe Sany, u shpall fituesja e çmimit të parë në festivalin “Kënga Magjike 2024”.

    Votat e Jurisë dhe të vetë artistëve në garë, sollën një diferencë të ngushtë pikësh me vendin e dytë, në të cilin u rendit Eneda Tarifa.

    Rozana Radi reagoi pas fitores me një shkrim të gjatë në Instagram, ku falënderoi kolegwt për përkrahjen.

    Ajo thekson se kjo erdhi në një periudhë jo shumë të mirë të jetës së saj, por me një triumf në dorë.

    Ndërsa në postfestival në programin “E Diela Shqiptare”, Rozana sqaroi dhe reagimin e Sany Dimitri kur u shpall fitorja e tyre. Këngëtari ato momente dukej tërësisht i qetë teksa Rozana Radi përqafoi Kamela Islamajn.

    Rozana shpjegoi se ai s’e kishte kuptuar aspak ç’po ndodhte.

    Rozana Radi: Në momentin që u shpallëm fitues, Sany mendoi se fitoi Kamela se unë përqafova Kamelën dhe priste që të përqafonte Kamelën në atë moment.

    Ardit Gjebrea: Po mirë gjuhën, por edhe numrat i kanë ndryshe?

    Rozana Radi: Nuk e kishte mendjen se unë përqafova Kamelën, aty ishte Ronela, tha njëra nga këto të dyja, u hutua komplet.

    Rozana bëri një sqarim për aludimet që kanë qarkulluar për shkak të performancës së saj me Sany se ka një raport personal mes tyre.

    Mes fituesve të “Këngës Magjike 2024” s’ka asgjë veç skenës e artit.

    Rozana Radi: Do të doja të sqaroja një kleçkë të vogël: unë me Sany nuk jemi të dashur, nuk jemi burrë e grua, nuk jemi asgjë. Kemi ndarë vetëm skenën, asgjë tjetër, sa për sqarim për të gjithë. Kjo mbaroi kjo gjëja këtu. Ju falenderoj të gjithëve për mundësinë që na dhatë të ndihemi në ‘backstage’ si artistë europianë. Faleminderit shumë!

    Më poshtë reagimi i plotë i Rozana Radit në IG:

    Pershendetje ⭐️ e mi! Me lejoni te shkruaj “Akoma” disa fjale per kete rrugetim magjik.

    Kjo kenge erdhi ne nje periudhe jo shume te mire te jetes time dhe fale saje dhe bashkepunetoreve te mi sot jemi me nje triumf ne dore. Jam shume e bindur kur them qe ne e kemi ndare ate skene me me te miret. Me lejoni t’ju them se cfare do te thote per mua te fitosh Kengen Magjike. Do te thote te jetosh gjate me muziken tende, te punosh fort e te jepesh me shume se kushdo. Te fitosh sigurisht eshte per te gjithe ne shume e rendesishme, por kjo ndodh rralle…

    Mund te jesh me fat nje here nese ndodh, por kur ndodh per here te dyte atehere kjo vjen si fryt i nje pune ne grup ku te gjithe kontribuojne si trajner.

    Kjo kenge me ka mesuar qe nuk ka kufi qe e ndalon nje artist te bej ate di te bej me mire: Te jap nje mesazh dashurie dhe paqeje. Kemi mesuar te fluturojme si zogjte, te notojme si peshqit, duhet vetem te mesojne thjeshtesine per te bashkejetuar me te gjithe njerezit e botes.

    Une do vazhdoj te kendoj e te percjell mesazhe sa te kem jete.

    Faleminderit Kledi Bahiti & Valter Beqo per kete kenge te mrekullueshme keni qene balsami i shpirtit tim, Joni Peci per finesen dhe klasin ku cdo ngjyre plotesonte tablone e kenges tone. Aldo Lipe syri kurioz i nje fotografie brilante dhe plane te cilat me kane mbetur ne memorie. Albi Nako & balerinet per atmosferen e shtuar. Sani Dimitri jam e lumtur qe ne gjerdanin e karrieres sime artistike ky duet me ty qendron ne krye. @florii_hairstyle per artin e flokeve dhe @makeupbysuelacangu per magjine e make – up

    Me perulje falenderoj secilin nga ju qe e votuat dhe e duartrokitet kengen tone.
    Pa ju nuk do isha asgje.
    Ju dua ⭐️ A K O M A

    akoma Kenga Magjike Rozana Radi sany
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.