Kryeministri Edi Rama dha një përgjigje mbi akuzat e Monika Kryemadhit, që deklaroi, (në përgjigje të Sali Berishës) se “peshku i madh në telefonin tim është Edi Rama”.
“Zonja është në hallin e vet dhe unë me njerëz që janë në halle të mëdha nuk debatoj. Unë nuk kam asnjë hall të kësaj natyre. E kam thënë dikur, kam qen më i ri, nuk ka birë nëne dhe bir tjetër që mua të më dalë përpara e të më thotë që një qindarkë e imja si taksapagues ndodhet në xhepin tënd. Kjo është një histori qensh, lehje qensh. Dykëmbësorë që kanë marr rolin e qenit në mjedisin e qenit dhe që lehin nga të katërta anët dhe bëjnë çorbë gjithë dynjanë”, tha kryeministri Rama.
Pas deklaratave të Lefter Kokës, Kryemadhi e zbulon: Peshku i madh është…
Berisha: Monika Kryemadhi t’u tregojë shqiptarëve pse i dorëzoi Ramës 460 mijë euro
Trondit Lefter Koka: Hapni telefonin e Monika Kryemadhit, aty do gjeni…S’jam unë peshku i madh!


