Ditën e nesërme mësohet se do të zhvillohet seanca e radhës në Gjykatën Kushtetuese seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-ministrit Arben Ahmetaj.
Kujtojmë se Ahmetaj kërkoi që të shpallet si i papajtueshëm me Kushtetutën vendimi i GJKKO-së për heqjen e sekuestros ndaj pronave të tij si dhe ka kërkuar që çështja të kthehet për rigjykim në shkallën e parë të GJKKO-së.
Ahmetaj akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie dhe pastrim parash, si dhe ndaj tij është lëshuar urdhër arresti.
Prej kohësh tashmë Ahmetaj ndodhet jashtë shtetit.


