Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Si të zgjidhni një pjepër, 3 truke të pagabueshme për të përcaktuar nëse fruti është i pjekur

    Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

    Përplasja e bujshme me pronarin e ONIMA-s, dalin pamjet: Gjesti i nxjerr armën Erkand Shabanit në sy të fëmijës së mitur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Rama i përgjigjet Arben Ahmetajt: Ne përdorëm pushtetin që ti të ishe sot në kërkim nga drejtësia

    February 1, 2025

    Kryeministri Edi Rama për herë të parë i dha përgjigje sot indirekt akuzave të Arben Ahmetajt, ish-numri 2 i qeverisë, aktualisht në kërkim nga SPAK.

    Në Kuvendin Rinor socialist, Rama tha se sot janë në duart e drejtësisë ose në kërkim prej saj, ata që deri dje ishin në radhët e PS dhe të qeverisë, madje edhe një karrige larg tij.

    Rama theksoi se ka qenë PS dhe socialistët që “përdorëm pushtetin tonë për t’i dhënë pavarësinë drejtësisë”.

    E kjo drejtësi e pavarur sipas Ramës, tani ka në duar ose në kërkim pushtetarë të korruptuar si Ahmetaj.

    “Problemi ynë as këtë herë nuk do të jenë kundërshtarët, por do jetë llumi i kënetës së tyre që këtë herë do të vërshojë edhe më shumë tërbim për të errësuar sa më shumë sy, për të mërzitur sa më shumë zemra dhe për të ftohur ndaj nesh sa më shumë njerëz. Nuk do t’ia dalin, përkundrazi kanë për ta marrë mbrapsht syve siç e meritojnë, por na duhet shumë durim dhe vendosmëri e këmbëngulje deri në fund të këtyre 100 ditëve.

    Duke sharë, shpifur, abuzuar, sajuar, fabrikuar, pështyrë, bërtitur, uluritur, ata do t’ju thonë se unë dhe ne, jemi çdo gjë, që në fakt janë ata vetë. Por ju do t’i thoni vetes dhe të tjerëve, kush e bëri më të mirë mund ta bëjë edhe më të mirë akoma, ndërsa kush e la keq, mund ta bëjë simos më keq.

    Ata mund t’ju thonë se jemi një çetë hajdutësh, sepse ky dhe ai që deri dje ishin me ne, madje edhe një karrige më tutje nga unë, janë sot në duart e drejtësisë apo janë në kërkim nga drejtësia, por ju do t’i thoni vetes dhe të tjerëve se po të mos ishim ne socialistët që përdorëm pushtetin tonë për t’i dhënë pavarësinë drejtësisë, sot nuk do të kishte asnjë njeri të pushtetit të sotëm dhe të djeshëm para drejtësisë siç nuk pati që prej vitit 1912, kur ne bëmë Reformën në Drejtësi. Reformën në Drejtësi ne e bëmë siç e thamë jo për të luftuar kundërshtarët, por për t’u dhënë për herë të parë në histori shqiptarëve shansin real të ndërtimit të një shteti”, u shpreh Rama.

    akuzat e arben ahmetajt Edi rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Si të zgjidhni një pjepër, 3 truke të pagabueshme për të përcaktuar nëse fruti është i pjekur

    June 4, 2026

    Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

    June 4, 2026

    Përplasja e bujshme me pronarin e ONIMA-s, dalin pamjet: Gjesti i nxjerr armën Erkand Shabanit në sy të fëmijës së mitur

    June 4, 2026

    Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ndëshkim maksimal autorit

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.