TIRANË-Kompania ajrore “Air Albania” ka reguar me një njoftim zyrtar pas akuzave që hodhi Arben Ahmetaj, në intervistën për Çim Pekën, ku deklaroi se kjo kompani ka falimentuar.
Në përgjigjen e saj ndaj Ahmetaj, kompania ajrore ka zbuluar se ai ka udhëtuar sëbashku me familjarët e tij dhe nuk ka paguar biletat, për rrjedhojë është në borxh.
REAGIMI I PLOTË I AIR ALBANIA:
Në përgjigjie të interesimit të disa mediave lidhur me deklaratat e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj mbi kompaninë Air Albania, informojmë se: Zoti Arben i detyrohet kompanisë sonë një shumë të konsiderueshme, pasi ai dhe familjarë të tijët kanë udhëtuar me Air Albanian pa paguar biletat. Në mënyrë të përsëritur zoti Arben ka premtuar se do ta shlyejë kompaninë, por kjo nuk ka ndodhur akoma. Lidhur me akuzat e tjera të tij, mund të themi vetëm se ato janë po aq të besueshme sa besueshmëria e zotit Arben si klient i Air Albania./Radar.al


