Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Moti sot/ Kthjellime në të gjithë vendin, ja si parashikohen temperaturat

    Netanyahu mbledh urgjent kabinetin e sigurisë, alarm në Izrael për negociatat SHBA-Iran

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    “Agonia e PD-së”/ Zegjineja mesazh ironik për Berishën dhe Bardhin: Më kërkon mua që ta hekurosë njëherë Gazin

    June 27, 2025

    Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste në Fier, Zegjine Çaushi, ka reaguar me një videomesazh ironik dhe thumbues, pas përmendjes së saj nga Sali Berisha në seancën e fundit parlamentare, përmes deklaratave të Gazment Bardhit.

    Në prag të një leksioni në akademinë politike të PS, Çaushi përdori një ton satirik për të komentuar përplasjet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke i quajtur “aktorët e serialit ‘Agonia e PD-së’”. Ajo u shpreh se do të ishte e nevojshme një analizë psikologjike për Berishën dhe Bardhin, duke sugjeruar me ironi që këtë punë ta marrë përsipër “psikologia Kujtuina”.

    “Del Gazi, i bukri i dheut… dhe thotë: ‘Nuk mendoj të bëhem kryetar, të shohim pas 10 vitesh’ – por ti, Gazo, i ke djegur të gjitha jetët si në një videolojë. Kjo ishte mundësia jote e fundit”, tha Çaushi, duke e cilësuar deklaratën e Bardhit si të pashpresë dhe vetë atë si figurë që “vetëm dëm i ka bërë partisë”.

    Ajo ironizoi edhe me faktin që Berisha në Kuvend kishte përmendur emrin e saj: “Më kërkon mua, ku është Zegjineja thotë, që ta hekurosë njëherë Gazin. Kjo është thirrje për ndihmë!”.

    Çaushi e mbylli videon me një paralajmërim ironik për Bardhin:
    “Kujdes Gazo, se ujk i vjetër bababufi, mund të ketë ndonjë ‘as nën mëngë’ për ty… Kujdes vapën, se je delikat ti.”

    Mesazhi i saj është komentuar gjerësisht në rrjet si një sulm i drejtpërdrejtë i mbështjellë me humor politik, në vijën e tensioneve mes maxhorancës dhe një opozite që vazhdon të përballet me kriza të brendshme të thella.

    Berisha Gazment Bardhi Zegjine Çaushi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Moti sot/ Kthjellime në të gjithë vendin, ja si parashikohen temperaturat

    June 14, 2026

    Netanyahu mbledh urgjent kabinetin e sigurisë, alarm në Izrael për negociatat SHBA-Iran

    June 14, 2026

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    June 13, 2026

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.