Nëpërmjet një njoftimi të bërë së fundmi nga Autoriteti i Konkurrencës u mësua se kanë nisur hetimet për bankat e nivelit të dytë.
Referuar njoftimit, hetimet lidhen praktikat e ndërmarra për sigurimin e jetesës nga kreditë e dhëna nga këto banka.
Bëhet fjalë për praktikat nëpërmjet të cilave një kompani sigurimi paguan kreditë në rast se kredimarrësi ndërron jetë pa e shlyer atë.
Mirëpo nga hetimet e bëra ka konkluduar se sjelljet e bakave të nivelit të dytë përfshirë këtu OTP Bank Albania SHA, Banka Kombëtare Tregtare SHA, Credins Bank SHA, Banka Raiffeisen SHA, Banka e Tiranës SHA, Intesa SanPaolo Bank Albania SHA, Union Bank SHA, E-Business Solutions SHPK, Banka e Bashkuar e Shqipërisë SHA, Banka Amerikane e Investimeve SHA dhe Abi Broker Sigurimesh SHA, kanë qenë në shkelje me nenin 4 dhe 9 të ligjit nr. 9121/2003. (Ligji_Per_mbrojtjen_e_konkurrences_i_Perditesuar)


