Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e PS ka mohuar që autori i dyshuar i vrasjes së Egli Proga në Pogradec më 10 gusht, të ketë lidhje me PS.
Pas krimit të rëndë, denoncimet në rrjetet sociale flisinin se i dyshuarai Denis Meçe kishte mbështetje nga daja e tij që është pjesë e PS.
“U përhap përralla se autori kishte mburojë politike, gënjeshtër. Jo vetëm dihet botërisht që PS nuk mbron as ministrat, por në rastin konkret ai dajë në fjalë që dikur ka qenë pjesë e PS është një person i dënuar me detyrën dhe prej kohësh nuk ka asnjë angazhim me PS.
I ndjeri po ishte anëtar me tesër i PS e nuk ishte pronar i lokalit, por punonjës i OSSHE’, tha Rama, duke mohuar që ‘PS të mbrojë dhe ministrat e vet’ në të tilla raste.


