Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    A është legjitim shorti për nënkryetarin serb të Kuvendit?

    August 29, 2025

    Pas zgjedhjes së kryetarit dhe tre nënkryetarëve nga radhët e komunitetit shumicë shqiptar, Kuvendit të Kosovës i mbeti edhe detyra për t’i zgjedhur dy nënkryetarë nga komunitetet joshumicë: një nga pakicat joserbe, dhe një nga minoriteti serb.

    Ndryshe nga vitet e kaluara, kur për këta dy nënkryetarë votohej në pako, këtë vit votimi është ndarë. Juristët vlerësojnë se një gjë e tillë është kundërkushtetuese, por se për ta konfirmuar këtë dikush duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

    Përfaqësuesja e komuniteteve të tjera joserbe, Emilija Rexhepi, u zgjodh nënkryetare e Kuvendit. Por, procesi ngeci kur erdhi puna te zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb. Lista Serbe, e cila në Kuvend ka 9 nga 10 vendet e rezervuara për serbët, këmbënguli ta propozonte Sllavko Simiqin. Megjithatë, ai nuk arriti të siguronte 61 votat e nevojshme as pas tri rundeve të votimit.

    Pasi Lista Serbe nuk pranoi të propozonte dikë tjetër për nënkryetar, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, vendosi të hidhte short, sipas Rregullores së punës së Kuvendit, për të nxjerrë një emër tjetër nga komuniteti serb.

    Çfarë thotë Kushtetuta dhe Rregullorja për nënkryetarin serb?
    Përveç disa deputetëve të tjerë të Listës Serbe, për këtë post u propozua edhe Nenad Rashiq nga partia serbe Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, aktualisht ministër në detyrë në qeverinë e Albin Kurtit. As Rashiq nuk i mori votat e nevojshme, ndërkohë që juristët vënë në dyshim edhe kushtetutshmërinë e një zgjedhjeje të mundshme të tij.

    Pse? Sepse Rregullorja parasheh që “kandidati për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetëve të komunitetit serb”.

    Ndërkaq, Kushtetuta e Kosovës thotë se nënkryetari “do të jetë nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara të komunitetit serb”.

    Rashiq tha për Radion Evropa e Lirë se një zgjedhje eventuale e tij nuk do të ishte kundërkushtetuese, dhe se, në këtë rast, ai i referohet asaj që shkruan në Kushtetutë, e jo në Rregulloren e Kuvendit.

    Kryekuvendari Basha, duke u thirrur në një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, tha se secili kandidat i propozuar mund të hidhet në votim më së shumti tri herë.

    Meqë asnjëri prej kandidatëve nuk arriti të zgjidhej më 26 gusht, procesi u vazhdua dy ditë më vonë. Por, situata mbeti e njëjtë: askush nuk i mori 61 votat e nevojshme më 28 gusht. Lëvizja Vetëvendosje e mbështeti vetëm Rashiqin, por votat e saj nuk mjaftuan.

    Seanca u ndërpre, për të vazhduar më 30 gusht. Rashiq ka edhe një shans tjetër, pasi dy deri tani janë shfrytëzuar.

    Megjithatë, ekspertët thonë se i gjithë ky proces është jokushtetues.

    Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, deklaroi për Radion Evropa e Lirë se në bazë të Kushtetutës, praktikës së drejtësisë kushtetuese dhe praktikës parlamentare, në parim mënyra e votimit të nënkryetarëve bëhet në bazë të propozimit me shkrim të një kandidati që ka shumicën e votave të deputetëve të komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, kjo procedurë anashkalohet vetëm nëse nuk vjen fare propozimi nga përfaqësuesit në Kuvend.

    “Andaj, shorti dhe votimi është duke u bërë në kundërshtim me Kushtetutë dhe me Rregullore. Çdo vendim që vjen si rezultat i kësaj forme është kundërkushtetues. Fatkeqësisht, edhe kjo fazë e ngërçit politik, siç duket, duhet të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese, në mungesë të vullnetit politik për të zbatuar Kushtetutën dhe praktikën parlamentare”, tha Miftaraj.

    Ai shtoi se kandidatura e Rashiqit është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, praktikën gjyqësore, praktikën parlamentare dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, pasi i njëjti nuk ka shumicën ose gjashtë nënshkrime nga deputetët e komunitetit serb.

    “Në aspektin juridik, tërë këto votime janë të pavlefshme dhe s’kanë asnjë vlerë kushtetuese apo juridike”.

    Çfarë nëse diskualifikohen të gjithë deputetët serbë?

    Duket se votimi me short do të vazhdojë, por çfarë ndodh nëse, për shkak të mungesës së votave, pasi secili të ketë dështuar nga tri herë, diskualifikohen të gjithë deputetët serbë?

    “Nëse asnjë kandidat nuk merr 61 vota, atëherë vijmë në një situatë të re, që nënkupton se Kuvendi ka dështuar të konstituohet. Nuk ka dispozitë që lejon votimin e ri nga fillimi për të njëjtët kandidatë”, tha Miftaraj.

    Lista Serbe tashmë ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me ankesë.

    Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se “po bëhet gjithnjë e më e qartë se vendi po shtyhet me vetëdije drejt një krize të re kushtetuese, edhe më të thellë se ajo për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit”.

    “Me konsumimin procedural të të gjitha kandidaturave të mundshme nga radhët e komunitetit serb – sado që vetë procedura e ndjekur nuk është në harmoni me aktgjykimet e Kushtetueses – pas seancës së ardhshme, Kuvendi mund të mos ketë më as për çka të mblidhet, pasi nuk do të ketë më asnjë kandidat që mund të propozohet”.

    Mbetet të shihet se çfarë do të prodhojë vazhdimi i seancës së të shtunës…/REL

    Kuvendi i Kosovës nënkryetari serb
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026

    Aksident në hyrje të Sarandës, plagoset një 40-vjeçar

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.