Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    VIDEO/ Përmbytje shkatërruese në Kili, të paktën 10 viktima dhe disa persona të zhdukur; shpallet gjendje e jashtëzakonshme

    “Jeni shërbëtorë të Atdheut”, Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj: Kemi forcat më të mirëpaguara në rajon, rritja e pagave do të vijojë

    Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë, zbulon emrin e vajzës së porsalindur me Nadia Ferreira

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    A e pranoi ryshfetin nga ‘Mbreti Zog’ Gazment Bardhi? Ja çfarë pohon Berisha

    October 4, 2024
    A e pranoi ryshfetin nga 'Mbreti Zog' Gazment Bardhi? Ja çfarë pohon Berisha

    Ish-kryeministri Sali Berisha përgjatë konferencës së sotme me gazetarët,hasi dhe temën për mesazhet e publikuara në media, ku pretendohej se Ervin Martinaj komunikonte me Erigers Mihasin,për t’I dhënë një shumë parash Gazment Bardhit, të cilat do t’i përdorte në fushatë.

    Berisha tha se tashmë është e provuar që Martinaj nuk ka financuar asnjë fushatë të përfaqësuesve të Partisë Demokratike, ndërsa kërkoi zbardhjen e zhdukjes së tij.

    Pjesë nga fjala e Berishës

    Askush tjetër përveç fabrikës së trillimeve, fabrikes qeveritare të trillimeve, falsifikimeve, e cila fillon me Skrapin e partisë dhe përfundon me Engjëll Agaçin, një zinxhir i tërë, Taulant Balla me shokë.

    Konkretisht duhet një hetim jashtë cdo dyshimi se është makineria e falsifikimit, e trillimit dhe e shpifjeve që punon gjithë ditën nën kupolën qeveritare.

    Ai ishte një akt i shëmtuar, por që në pamje të parë dukej se ishte një trillim banal, mjeran.

    Tani, si t’ia bëjmë, meqenëse dalin emrat e Taulant Ballës në dhjetëra e dhjetëra telefonata për afera kriminale nga më të rrezikshmet.

    Dalin emrat për implikimet e tij në vrasje.

    Dalin emrat e tij për nxitje, imagjino ti kur i del Nuredin Dumani, Taos si dëshmitar se nuk është ai që ka kërkuar t’i fusin revoltën në kashtë te Manahasa për t’i arrestuar.

    Del Edi Rama me tre telefonata të koduar, një prej tyre të denoncuar publikisht. Del Edi Rama në sallat e gjyqeve të bandave në Belgjikë.

    Dalin gjykatës, prokurorë, etj, etj.

    Pra, çfarë mund të thuash?

    Kurse meqenëse zoti Bardhi, jo vetëm Bardhi i disponon këto, ata i ka kapë tmerri, ndaj dhe donin të nxirrnin se qenka financuar me 100 mijë euro nga Vis Martini.

    Dhe u pa shumë qartë se ai ishte një fabrikim që mund të kishte filluar nga Skapi i partisë gjer në zyrat e Edi Ramës.

    Unë nuk kam besim që do zbardhet, por rëndësi ka që doli se ai nuk ka financuar kurrë Gazment Bardhin.

    E vërteta është se në qoftë se ka një gjë, të cilën drejtësia duhet ta sqarojë, zhdukjen e Vis Martinit të shoqëruar në takimin e fundit me policinë e shtetit.

    Të sqarojë nëse ka një lidhje kjo apo jo me zotimin e Edi Ramës se ta dimë targën dhe do e kesh personale.

    Ky është moment kyç që duhet hetuar, mendoj unë!

    A e pranoi ryshfetin nga 'Mbreti Zog' Gazment Bardhi? Ja çfarë pohon Berisha Berisha Gazment Bardhi konference
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    VIDEO/ Përmbytje shkatërruese në Kili, të paktën 10 viktima dhe disa persona të zhdukur; shpallet gjendje e jashtëzakonshme

    July 22, 2026

    “Jeni shërbëtorë të Atdheut”, Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj: Kemi forcat më të mirëpaguara në rajon, rritja e pagave do të vijojë

    July 22, 2026

    Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë, zbulon emrin e vajzës së porsalindur me Nadia Ferreira

    July 22, 2026

    Trump kërcënon Iranin me goditje ndaj infrastrukturës: Do të shkatërrojmë ura dhe termocentrale nëse sulmohen anijet

    July 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.