E pabesueshme kjo që do lexoni, por mbetet e vërtetë.
Në Kopshtin Zoologjik të Shkupit ndodhet shimpazeja më e vjetër në botë, e njohur si Mimi, e cila është rreth 60 vjeçe.
Kopshti Zoologjik i Shkupit u ndërtua që nga viti 1926 dhe me kalimin e viteve është zhvilluar në aspektin hapësinor dhe numri i kafshëve ka qenë gjithnjë e në rritje.
Sot në Kopshtin Zoologjik të Shkupit numëroehn afro 600 kafshë dhe 93 specie të ndryshme.
Por ajo ç’ka tërheq vëmendjen e turistëve mbetet prezenca e shimpanzesë më të moshuar në botë, Mimi, e cila prej 5 vitesh gjendet në Kopshtin Zoologjik të Shkupit.
Kujdestarja e kopshtit zoologjik, Aleksandra Stevkovska thotë se “kam 11 vjet e gjysmë në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, duke u kujdesur për shimpanzetë dhe gjitarët në kopshtin zoologjik. Unë isha në trajnim për shimpanzetë në Holandë, ku ata na mësuan se si të sillemi dhe çfarë duhet të bëjmë në lidhje me shimpanzenë që jeton në kopshtin tonë zoologjik”.
Mimi u soll nga Afrika në një cirk në Gjermani, nga aty në Holandë dhe rrugëtimi i sạj mund të përfundojë në Kopshtin Zoologjik në Shkup.
Shimpanzeja Mimi është e sëmurë, ka problem me zemrën dhe mushkëritë dhe duhet të marrë terapi çdo ditë për gjithë jetën.
Një pjesë të terapisë e merr në mëngjes në orën 09:00, pjesën tjetër në mesditë, por duhet ta marrë për gjithë jetën, pasi kjo i jep mundësi të jetojë më gjatë.


