Teksa e cilësoi një dështim si kryetar i PD, Sali Berisha shuajti kuriozitetin e të gjithëve nëse do të jetë Lulzim Basha kandidat për deputet në listat e PD-së, në zgjedhjet parlamentare të 2025, sikundër përflitet.
Berisha përjashtoi kategorikisht këtë mundësi dhe shprehet se ai nuk ka asnjë shans që të futet në listat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e ardhshme.
“Është njëlloj si të thuash se kam lexuar se Taulant Balla po tenton të futet në listat e PD. Është si të thuash Taulant Balla”, ironizoi Berisha.


