Këngëtari dhe fituesi i BBV2, Luiz Ejlli është dënuar me një vit burg, pasi falsifikoi dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive.
Por ajo që mësohet është se Luiz Ejlli nuk do të futet në burg pasi ky është një vendim i Shkallës së Parë dhe jo i formës së prerë.
Pritet që këngëtari të ankimojë vendimin e dënimit me 1 vit pas hekurave në Gjykatën e Apelit.
Ndërkohë pak orë para se të mësohej dënimi i Luizit, këngëtari ka qenë në një darkë romantike me bashkëshorten e tij Kiara Tito. Ai ka publikuar foto dhe video në Instagram.


LEXO EDHE
Luiz Ejlli akuzohet për falsifikim dokumentash, dënohet me 1 vit burg (DOKUMENTI)
U dënua me 1 vit burg, si reagonte Luiz Ejlli një vit më parë kur u zbulua lajmi për hetimin e tij


