Deputeti i PD Flamur Noka tha sot nga Parlamenti se opozitës i kanë mbetur edhe 75 hapa të tjerë që parashikon mosbindja civile, teksa kanë ezauruar deri më tani vetëm dy.
Pyetje: A është aksion ngujimi i deputetëve të PD në sallën e Kuvendit?
Flamur Noka: Të gjitha opsionet e mosbindjes civile do i zbatojmë. Janë 77 hapa që mosbindja civile i njeh si formë reagimi të shoqërisë. Ne kemi ezauruar vetëm dy hapa deri tani.
Të jeni të siogurtë që deri sa t’i jepet zgjidhje politike shoqërisë shqiptare ne nuk ndalemi e do i implementojmë dhe 75 hapat e tjerë.


