Në një prononcim për “Shqipëria Live” pas mbledhjes së seancës parlamentare, demokratja Tabaku komentoi më tej në lidhje me situatën e sotme por edhe për zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike.
Pyetjes “Nëse brenda PD po diskutohet për zhvillimin e zgjedhjeve për një kryetar të ri dhe nëse vetë Tabaku do të ishte një alternative”, deputetja nuk i dha një përgjigje.
Në lidhje me këtë ajo u shpreh se kjo është çështje e brendshme e partisë, që nuk do ta diskutojë jashtë forumeve të PD, siç ka ndodhur më parë.
“Çështjet e PD do i diskutojë PD. Është gabim që i kemi nxjerrë jashtë PD-së çështjet e brendshme dhe që i kemi çuar edhe në Parlament. Nuk do e bëj më këtë gabim. Sigurisht që analiza të thella, të brendshme do të bëhen. Le ta lëmë që këto të bëhen brenda forumeve. Çdo shqetësim dhe diskutim do ta bëjmë brenda PD-së. PD duhet vetëm të ece përpara, nuk ka asnjë zgjidhje tjetër. Duhet të forcojë veten” tha Tabaku.


