Policia e Tiranës ka arrestar një nga djemtë e grupit që u shpallën në kërkim si të dyshuar se më 9 janar kanë mbajtur të mbyllur shtetasen Sajma Qorsja, në një apartament në Astir.
Sipas bluve, ndalimi i shtetasit E. B., 36 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal u bë pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, ngujuan të renë.
Radar.al mësoi se sot në pranga ra Ermal Binjaku, vijojnë në kërkim Joni Sadikaj, Skerdi Sina, Arnold Jaho dhe Ogert e Anduen Alia.
Njoftimi nga Policia Tiranë
Kapet dhe ndalohet një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur me datë 09.01.2025, në Astir.
Si rezultat i hetimeve intensive, bazuar dhe në informacionet e marra falë inteligjencës policore, nga Strukturat e DVP Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. B., 36 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, kanë mbajtur të mbyllur shtetasen S. Q., në një apartament në Astir.
E vërteta shokuese pas ngujimit të Sajma Qordja në Astir, eksperti zbulon të dhëna të pabesueshme
Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.
Gjithashtu, vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.
Dalin emrat e 5 personave që frikësuan Sajmja Qorden në Astir. Policia vijon hetimet


