Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Prekëse/ Edukatorja dh*noi të miturin. Flet babai: Më dhemb shpirti. Djali i kërkoi një puthje, ajo e nxiu

    January 23, 2025
    Prekëse/ Edukatorja dh*noi të miturin. Flet babai: I pashë krahun e nxirë, djali më tha puçe se më rrahu Rudi

    Detaje tronditëse po dalin në pah nga ngjarja e rëndë e ndodhur së fundmi në Tiranë ku një i mitur u dhunua nga edukatorja e tij.

    Në një intervistë për Euronews Albania babai i Priamit 3-vjeçar ka dëshmuar se ka marrë kërcënime nga familja e edukatores.

    Babai dëshmon se djali kishte 3 muaj që shkonte në kopshtin privat “Gledis” në zonën e Astirit.

    Rrapa gjithashtu tregon dhe momentin e parë kur ka mësuar se fëmija i tij ishte dhunuar dhe se si kërkoi të hapte kamerat.

    “Momenti i fillimit ka qenë data 20. Kur u nisëm për të çuar Priamin në kopsht ai nuk pranoi. Unë vendosa ta bëja ditën pushim që të qëndronim me familjen. Në darkë kur nusja i bëri dush Priamit dhe shikon të krahu i majtë ishte pak i nxirë. Ai i tha “mos e prek vetëm puçe, më ka kapur Rudi”. Unë e dëgjova dhe e pyeta prapë kush e kishte kapur ai më tha prapë Rudi”, tha Lorenc Rrapa.

    Më vonë ata janë përgatitur për të fjetur gjumë ai e ka pyetur sërish 3-vjeçarin.

    “I thash “Priam të lutem më trego çfarë ka ndodhur” më tha, “Më kapi Rudi. Unë i thash puçe Priamin, Rudi më tërhoqi te dora fort”.

    Për rrjedhojë unë u acarova dhe vajta të takoja pronarin dhe drejtoreshën. U dërgova një mesazh “Shpresoj mos të jetë e vërtet çfarë ka ndodhur me Priamin, ai ndihet i dhunuar thotë më ka goditur Rudina”. Më tha “Shpresoj mos të jetë e vërtetë, po do shikojmë kamerat. Të nesërmen kur shkuam në kopsht Priami nuk pranoi të futej brenda, shkuam në një lokal dhe pamë kamerat. Aty konstatova dhunën. Brenda një afati kohor rreth 2 orë e 30 fëmijë janë dhunuar 2 fëmijë. Gjatë vëzhgimit të kamerave kam parë tre momente dhune.

    Pasi ka parë shenjat e dhunës dhe siguroi pamje filmike nga kamerat e kopshtit ku dëshmohet se edukatorja ka ushtruar dhunë ndaj 3-vjeçarit, Lorenca Rrapa kreu denoncim në polici.

    Pas kallëzimit në polici, edukatorja është hequr nga puna nga ana e pronarit.

    Ndërkohë vendndodhja e saj nuk është zbuluar ende pasi në momentin që policia ka shkuar për të shoqëruar në komisariat dhe për ta marrë në pyetje nuk e ka gjetur në banesë.

    Por ajo që e bën edhe më të rëndë ngjarjen është se pasi ka bërë denoncimin, atij i janë bërë kërcënime që ta lërë në heshtje këtë ngjarje. “Do shihemi ndryshe bashkë”, këto janë fjalët me të cilat sipas Lorencit bashkëshorti i edukatores e ka kërcënuar.

    Megjithatë Lorenci shprehet se nuk mund ta falë gjakun e djalit të tij, ndaj është i vendosur që çështjen e Priamit 3-vjeçar ta çoj deri në fund.

    “Edukatorja e ka marr vesh, më kanë telefonuar, më kanë bërë presion, burri i vet më ka thënë mos ik në polici se e zgjidhim ndryshe. Unë i kam thënë nuk zgjidh për fëmijën tim asgjë kështu i thashë. Ai më tha “do shihemi ndryshe bashkë”, “Si të duash shihemi i thashë”. Kam shkuar në komisariat mbrëmë. Bëra kallëzimin e çdo gjë ka qenë në rregull. Nëpërmjet kërkimeve të mia personale mora vesh që edukatorja nuk është paraqitur në Komisariat. Sot shkova prapë te komisariati, te oficeri i policisë kam bërë një kallëzim tjetër sepse më kanë bërë prapë presion njerëzit e saj. Unë dua të them që unë nuk trembem. Unë nuk trembem nga njerëzit e Rudinës. Unë jam gjithë ditën nga ora 6 e mëngjesit në 6 pasdite në Tiranë. Mua më gjeni ku të doni. Unë nuk trembem. Më kanë bërë presion duke më marrë edhe nga shtete europiane. Më marrin edhe miq të mitë. U kam thënë të mos më marrin më për këtë. Ata duan të mos e vazhdoj më historinë e Priamit, por unë gjakun e fëmijës tim nuk e shes. Jam shumë… nuk e fal unë gjakun e fëmijës tim, nuk e fal atë shpullë”, tha Lorenc Rrapa.

     

    Djali i kërkoi një puthje Edukatorja dh*noi të miturin flet babai
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    July 26, 2026

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    July 26, 2026

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    July 26, 2026

    Turistët “pushtojnë” Tiranën/ Vizitorë nga Evropa në kryeqytetin shqiptar për pushimet verore

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.