TIRANË– Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një shtetase 46-vjeçare pasi mësohet se ka keqtrajtuar një të mitur në kopshtin ku ajo punonte.
Bëhet fjalë për shtetasen R. G., 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se shtetasja R. G. ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku ajo punon si edukatore.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases R. G., 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se shtetasja R. G. ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku ajo punon si edukatore./Radar.al


