Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjumi i pasdites mund të lidhet me ngadalësimin e plakjes së trurit

    Ukraina intensifikon sulmet me dronë ndaj Rusisë, qindra mjete ajrore neutralizohen gjatë natës

    Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Polici, vëlla i Pajtime Fetahut korrupton prokuroren “për respekt”: Jo mo, e bëra për bamirësi

    January 20, 2025

    Shpesh Policia e Shtetit bën publike video që tregojnë qytetarë që tentojnë të korruptojnë efektivët e policisë dhe qytetarët në këto raste, procedohen për këtë akt. Por, sot në emisionin “Stop” do të tregohet një rast tjetër që tregon një polic në tentativë për të korruptuar prokuroren e Elbasanit.

    Bëhet fjalë për policin rrugor Arben Kotollaku, i cili përfshihet në këtë skandal. Sipas informacioneve, Arben Kotollaku procedoi një drejtues mjeti në gjendje të dehur. Çështja shkoi në prokurori dhe qytetari i proceduar, mori avokate mbrojtëse motrën e Arbenit, ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu. Nga procedimi, ndaj qytetarit u mor masa “detyrim paraqitjeje”.

    Në këtë moment Arben Kotollaku, polici rrugor i dhuron një parfum me çmim të konsiderueshëm prokurores së Elbasanit.

    Për këtë akt prokuroria ka regjistruar veprën penale të ndikimit të paligjshëm ndaj policit Arben Kotollaku. “Stop” pati një bisedë telefonike me vetë Kotollakun, i cili e pranon ngjarjen, por nuk mendon se ka qenë ndikim, por thjesht formë respekti.

    Gazetari: Zoti Kotollaku si jeni?

    Arben Kotollaku: Përshëndetje mirë si je ti?

    Gazetari: Ju jeni në punë këtu tek policia, sepse doja që t’u takoja?

    Arben Kotollaku: Po unë nuk jam në punë, jam me raport.

    Gazetari: Në fakt doja që t’u pyesja për një ngjarje që ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një procedim penal që është regjistruar në emrin tënd nga Prokuroria e Elbasanit. Thuhet që ju keni tentuar që të korruptoni një prokurore duke i çuar një parfum në një shumë të konsiderueshme dhe prokuroria e ka regjistruar këtë si vepër penale, për ndikim që keni bërë ndaj asaj në lidhje me një rast. Nuk e di sa është e vërtetë.

    Arben Kotollaku: Nuk e di, një problem ka pasur, por s’ka qenë për ndikim. Nuk e di!

    Gazetari: Mund të na i sqaroni fiks se çfarë ka qenë që ta dimë?

    Arben Kotollaku: Po jo mo, ka qenë diçka aty, po ka qenë për bamirësi. Jo për bamirësi, por për respekt, nuk ka pasur problem ndikimi apo problem tjetër.

    Absurd mbetet fakti, se pse AMP dhe Policia e Elbasanit, por dhe SPAK nuk kanë bërë asgjë edhe pse kanë kaluar 7 muaj nga ngjarja.

    Gazetari: Do doja pse nuk është pezulluar dhe se çfarë mase është marrë në lidhje me këtë gjë nga AMP ose…?

    Përfaqësuesi i AMP-së, Elbasan: Genci unë nuk kam dije fare për rastin, hera e parë që e dëgjoj nga ti.

    Gazetari: Nuk ka dijeni AMP-ja për këtë?

    Përfaqësuesi i AMP-së, Elbasan: Në lidhje me këtë AMP-ja nuk ka fare dijeni./tvklan

    Arben Kotollaku Pajtime Fetahu
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjumi i pasdites mund të lidhet me ngadalësimin e plakjes së trurit

    June 6, 2026

    Ukraina intensifikon sulmet me dronë ndaj Rusisë, qindra mjete ajrore neutralizohen gjatë natës

    June 6, 2026

    Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin

    June 6, 2026

    Njihet zyrtarisht diabeti i tipit 5, forma e lidhur me kequshqyerjen që prek miliona njerëz

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.