Donald Trump dhe Joe Biden shkëmbyen buzëqeshje për kamerat teksa u takuan në Shtëpinë e Bardhë të hënën në mëngjes përpara se presidenti i zgjedhur zyrtarisht të merrte pushtetin.
Presidenti i zgjedhur dhe Melania Trump u ngjitën në shkallët e përparme dorë për dore, ku presidenti Biden dhe zonja e parë Jill Biden i prisnin.
“Mirë se erdhe në shtëpi”, i tha Biden Trumpit.
Siç duket nga veshja që ka zgjedhur Melania, ajo ka preferuar një kapelë që i mbulon sytë.


