TIRANË– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka prezantuar në rrjetet sociale “Diellën”, ndihmësen e re virtuale të platformës e-Albania.
Në postimin e tij Rama shkruan se ndihmësja sapo ka dalë nga “inkubatori” i Inteligjencës Artificiale të AKSHI-t.
Ai shprehet se për pak muaj “Diella” do të jetë gati jo vetëm të asistojë gjatë ndërveprimit tuaj me platformën e-Albania po, sipas tij edhe t’i kryejë shërbimet.
POSTIMI I RAMËS:
MIRËMËNGJES 
dhe me Diellën, ndihmësen tuaj zadrimore që sapo ka dalë nga inkubatori i Inteligjencës Artificiale të AKSHI-t dhe për disa muaj do të jetë gati jo vetëm t’ju asistojë gjatë ndërveprimit tuaj me platformën e-Albania po edhe t’i kryejë shërbimet për ju me një lutje të vetme, ju uroj të diel sa më të qetë


