Papës mes duket nuk i mbajnë më këmbët! Papa Françesku u rrëzua të enjten 16 janar dhe lëndoi krahun e tij, konfirmoi Vatikani.
Incidenti vjen vetëm disa javë pasi një tjetër rënie rezultoi në një mavijosje të rëndë në mjekër.
Françesku nuk e ka thyer krahun, por një allçi u vendos si masë paraprake, tha zëdhënësi i Vatikanit në një deklaratë.
Mëngjesin e sotëm ai është rrëzuar teksa ndodhej në rezidencën e Santa Martës.
Më 7 dhjetor 2024, Papa Françesku goditi mjekrën në komodinën e tij, çka i shkaktoi një hematomë të madhe në fytyrë.
Papa 88-vjeçar ka luftuar me probleme shëndetësore dhe shpesh duhet të përdorë një karrige me rrota./Radar.al


