Ka nisur ters viti i ri 2025 për disa nga lojtarët e kombëtares shqiptare. Pas Brojës, në Itali i ka trokitur fati i keq dy mbrojtësve kryesorë të kombëtares shqiptare.
Bëhet fjalë për kapitenin Berat Gjimshiti për të cilin buletini mjekësor i Atlanatës njofton se ka 10 qepje mbi syrin e djathtë.
Gjithçka ndodhi në ndeshjen kundër Udinezes ku ai u detyrua të largohej në minutën e 24-t për shkak të një përplasjeje të ashpër me Ehizibue.
Dëmtimi nuk është aq i rëndë sa pritej, sepse lojtari është mirë por është i do ta përjashtojë mbrojtësin shqiptar nga ndeshja e së martës së ardhshme kundër Juventusit.
Dyshime për një dëmtim ka pasur në këtë fundjavë edhe për mbrojtësin e Empolit Ardian Ismajli.
Kur ende nuk ishte mbyllur gjysma e pjesës së pare e ndeshjes së Empolit ndaj Lecces që përfundoi me shifrat 1-3, qendërmbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli kërkoi të zëvendësohej, pasi nuk ndihej mire fizikisht.
Ai kishte marrje mendsh dhe kjo shihej qartë në fushë, teksa e pat të vështirë edhe të kthehej në pankinë.


