Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Qeveria hap 1186 vende pune të reja në administratën shtetërore

    January 11, 2025
    Qeveria hap 1186 vende pune të reja në administratën shtetërore

    Së fundmi, nga një vendim i marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave për vitin 2025 janë hapur 1186 pozicione të lira për të gjithë ata që plotësojnë kriteret për t’u bërë pjesë e administratës shtetërore.

    Përgjatë vendimit bëhet me dije se këto pozicione ndahen në: 5 vende për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues; 93 pozicione për kategorinë e mesme drejtuese; 283 pozicione për kategorinë e ulët drejtuese si dhe 805 pozicione vakante për kategorinë ekzekutive.

    Vendimi i qeverisë hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

    Vendimi i plotë:

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.152/ 2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave vendosi: Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2025 është gjithsej 1186, të ndara sipas kategorive: a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 5; b) Për kategorinë e mesme drejtuese 93; c) Për kategorinë e ulët drejtuese 283; ç) Për kategorinë ekzekutive 805″, – thuhet në vendim.

    Në këtë të fundit nënvizohet grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë: Shkenca juridike, audit i brendshëm, shkenca ekonomike, shkenca ekonomike/juridike, shkenca shoqërore, shkenca sociale, histori-filologji, shkenca mjekësore, veterinari, agronomi, zootekni; mbrojtje bimësh, shkenca biologjike dhe të ngjashme me to, Kimi, Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme, shkenca inxhinierike, arkitekturë, arkeologji dhe restaurime, artet e bukura, gjeodezi, shkenca ekzakte, shkenca edukimi, mësuesi, arsim i lartë ushtarak/policor, arsim i lartë. Fondet buxhetore për vendet vakante të planifikuara për rekrutim për vitin 2025 janë pjesë e fondeve buxhetore të miratuara me ligjin e buxhetit për vitin 2025 për secilin institucion të administratës shtetërore.

    Plotësimi i vendeve vakante në kategorinë ekzekutive, gjithsej 805, në kategorinë e ulët drejtuese, gjithsej 283, apo kategorinë e mesme drejtuese, gjithsej 93, bëhet së pari nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ku mund të konkurrojnë nëpunësit civilë të së njëjtës kategori në të njëjtin institucion apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele dhe kërkesat e posaçme për vendin/ vendet e lira.

    “Vendet që mbeten të lira në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele: a) për kategorinë ekzekutive plotësohen nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil, ku mund të konkurrojnë të gjithë ata kandidatë jashtë shërbimit civil që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe ato të posaçme, të përcaktuara në shpalljen e konkurrimit; b) për kategorinë e ulët dhe atë të mesme drejtuese plotësohen nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë, ku mund të konkurrojnë nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse, të punësuar në të njëjtin institucion apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, nëse plotësojnë kushtet dhe kërkesat e veçanta për vendin/vendet e lira”, – thuhet në vendimin e qeverisë. Plotësimi i vendeve vakante në Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues bëhet sipas përcaktimeve në nenet 27 – 30 të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.

    “Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

     Sakaq kujtojmë se ditën e sotme ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji reagoi mbi zgjedhjet e 11 Majit. Nëpërmjet një letre nga burgu Salianji u shpreh se Rama e ka të humbur këtë mandat.

    administrate Qeveria hap 1186 vende pune të reja Zgjedhjet e 11 Majit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Salma Hayek surprizon tifozët në hapjen e Botërorit 2026, mesazh emocionues nga stadiumi “Azteca”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.