Në vitin 2020, vetëm pak kohë pasi doli nga burgu, ndërroi jetë nga Covidi, i forti i Tiranës Nehat Kulla. I njohur ndryshe si “gjenerali” me vdekjen e tij brenda familjes shpërtheu lufta për pasurinë që ai kishte vënë.
Një testament i lënë në emër të bashkëshortes, që është gruaja e dytë, duke përjashtuar djalin nga martesa e parë, ka bërë që pasuria e tij të përfundojë në gjykatë dhe i biri në burg. Në lojë është futur edhe i ati i tij, që tashmë kërkon që pasuria të regjistrohet në emër të tij.
Nehat Kulla ndërroi jetë në mes të qershorit të 2020, por siç shikohet nga kjo akt padi në korrik të po atij viti, është lëshuar dëshmia e trashëgimisë. Mirëpo familjarët nuk kanë qenë dakord dhe kanë kërkuar pavlefshmërinë absolute.
Pasi janë zhvilluar disa seanca, beteja vijon ende pasi në vitin 2024, babai i tij Faik Kulla, ka ngritur padi dhe kërkon që të njihet si trashëgimtar i vetëm, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet të pasurive që zotëronte i biri, duke e çregjsitruar bashkëshorten e të ndjerit si poseduese e tyre.
Bëhet fjalë për shtëpinë e famshme të ndodhur në rrugën Myslim Keta, një ndërtesë 2 katëshe, me sipërfaqe 315.8 m2 secili kat. Përveç shtëpisë objekt sherri mes familjarëve të Nehat Kullës është edhe një truall me sipërfaqe 620 m2 + ndërtese me sipërfaqe 100.56 m2, si dhe një truall tjetër me sipërfaqe 2883 m2. Të gjitha në rrugën Myslym Keta.
Pikërisht kjo pronë ka çuar pas hekurave Robert Kullën, djalin e Nehat Kullës, i cili është akuzuar nga njerka për dhunë në familje për pronat.
Një rast ekstrem i përfitimit nga testamenti dhe kur të gjithë rregullat shkelen me të dy këmbët. Bëhet fjalë për një shtëpi dhe një dyqan në rrugën Myslym Shyri që e motra e Nehat Kullës pretendon se ia ka lënë trashëgim vëllai i saj. Ndërsa vajzës së tij, i ka lënë dy pasuri që nuk ekzistojnë. Këtu kanë lindur edhe dyshimet, pasi e bija pretendon se duke qenë se halla nuk ishte në dijeni se këto dy prona ishin shitur tashmë i ka përdorur ato si prona reale në testament.
Për të qenë të sigurt që do të marrë pasurinë, e motra ka hartuar dy testamente, që rezultojnë të firmosur me shkrim dore, por edhe me shenjë gishti. Në fakt sipas ligjit mjafton vetëm një nënshkrim.
Kjo ekspertizë dëshmon se ditën që ai ka nënshkruar testamenti nuk ka qenë koshient, nuk dallonte nëse ishte ditë apo natë, apo ku ishte.
Është e paqartë se si noteri së bashku me përfituesin e këtij testamenti janë futur në ambientet e reanimacionit, për ti marrë firmën atij që zotëronte pasurinë.
‘Kjo është një shkelje shumë e rëndë sepse të shkohet në reanimacion aty ku personat janë në monetet e fundit të jetës dhe ti merret vullneti i fundit nuk është e ligjshme’ u shpreh Arben Llangozi, avokat
Arben Llangozi, avokat i kësaj çështjeje thotë se kanë pasur edhe raste me përplasje ekspertësh që favorizojnë palët, por në këto raste kemi shkelje shumë të rëndë dhe noterët duhet të ndëshkohen.
“Edhe nga aktet mjekorligjore që ne kemi bërë një person që ka oksigjenin e ulët është në pamundësi për të qenë i ndërgjegjshëm për të marrë vendimi dhe aq më tepër në reanimacion. Aty shkruhet ndalohet hyrja dhe si është e mundur të futet noteri, dhe këto janë të shumta nuk është vetëm një rast’ u shpreh Arben Llangozi, avokat.
Burimi: TCH/ Inside Story


