Ish-deputeti i PD Ervin Salianji së fundmi ka kundërshtuar në Gjykatën e Lartë dënimin me 1 vit burg të dhënë nga gjykata e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm.
Burimet bëjnë me dije se avokatët e ish-deputetit dorëzuan mbi 100 faqe argumënta ligjore ku kundërshtojne shkallën e dytë të gjyqsorit që e çoi në burg për kallëzim të rremë.
Si relator i çështjes u caktua Albana Boksi por ende nuk është caktuar data apo ora.
Kujtojmë se ish-deputeti ndodhet në burgun e Fierit që prej datës 27 shtator, pasi Apeli vendosi lënin në fuqi të vendimit të shkallës se parë.
Togat e zeza e gjeten fajtor sa i takon një audio përgjimi ku pretendohej se ish vëllai i minsitrit të brendshëm Fatmir Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës.


