Deklarata për orientimin seksual e banorit të “BBVA4” u pasua me një sërë reagimesh nga mjaft persona publik.
Ishte reperi Stresi ai që reagoi ashpër ndaj tij nëpërmjet një Instastory.
Sakaq, Radar.al raporton se nuk ka munguar as reagimi nga aktori i njohur Jul Deda, i cili është dhe një nga ish-banorët e “BBVA3”.
Nëpërmjet një Instastory, Deda u shpreh se kjo deklaratë është bërë sa për të tërhequr vëmendje.
“Kësaj i thonë ta përdorësh orientimin seksual për lojë. Pse nuk e ka deklaru që në fillim që është gej, pse pikërisht sot në mes të prajmit? Më burrë u tregu Amberi që u deklaru që në prezantimin e parë” shkroi Juli.

Ndërsa më tej aktori u shpreh plot ironi se asnjeri nuk e heq të drejtën e të qenurit një mashkull straight.
“Meqe jemi në kuadër të deklaratave, më lejoni të deklaroj se jam një bashkëshort i shkqëlqyer për bashkëshorten time. Një baba shembullor për fëmijët e mi. Dhe një djalë fantastik për nënë time. Gjysh nuk jam bërë akoma por asnjë njeri nuk ma heq të drejtën e të qenurit një mashkull straight”./ Radar.al


