Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Viziton fëmijët e parë të vitit 2025/ Ministrja Koçiu: Bonusi i bebes për 10 foshnje që erdhën në jetë në dy maternitete

    January 1, 2025
    Viziton fëmijët e parë të vitit 2025/ Ministrja Koçiu: Bonusi i bebes për 10 foshnje që erdhën në jetë në dy maternitete

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka vizituar sot të porsalindurit që kanë ardhur në jetë në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni”.

    Ares dhe Rajd ishin dy binjakët që që lindën shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” sapo akrepat e orës shënuan 12:00. Po në këtë maternitet pas mesnate kanë lindur edhe 6 foshnje të tjera të cilët gëzojnë shëndet të plotë.

    Ministrja Koçiu vizitoi fillimisht fëmijët e lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” duke iu dhënë edhe çekun e bebes.

    Gjithashtu, Koçiu vizitoi edhe fëmijët e lindur në maternitetin “Koço Gliozheni” ku në natën e Vitit të Ri kanë ardhur në jetë 2 foshnje.

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka falënderuar stafin e mjekëve dhe infermierëve që ishin në shërbim të nënave dhe fëmijëve në natën e ndërrimit të viteve dhe në ditët e para të Vitit të Ri.

    Prej vitit 2019, qeveria dhe MSHMS vijojnë të mbështesin programin e bonusit të bebes të cilin e kanë përfituar rreth 227 mijë familje që kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre.

    Nga 1 Janari deri në Nëntor 2024 e kanë përfituar bonusin e bebes 24061 të porsalindur. Bonusi i bebes përfitohet vetëm nga familjet që jetojnë e kontribuojnë në Shqipëri duke mbështetur në masën 40 000 lekë për lindjen e foshnjës së parë; 80 000 lekë për fëmijën e dytë, 120 000 lekë për lindjen e foshnjës së tretë.

    Edhe në buxhetin e vitit 2025, për Programin e Bonusit të Bebes është akorduar një fond prej 2.2 miliardë lekësh, duke mbështetur familjet që në hapat e parë të saj.

    Albana Koçiu Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Viziton fëmijët e parë të vitit 2025
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.