LAMPEDUSA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregun e Lampedusës. Mediat e huaja shkruajnë se një varkë me emigrantë është pasditen e ditës së djeshme, ku shtatë persona, mes të cilëve një fëmijë tetë vjeç, janë shpëtuar nga policia italiane, e cila ka shkuar në vendngjarje me skaf.
Ndërsa 20 të tjerë që ndodheshin në bordin e varkës që u mbyt para ishullit të vogël italian, pavarësisht përpjekjeve të shpëtimtarëve, janë ende të zhdukur.
Mësohet se të shpëtuarit vijnë nga Egjipti, Sudani dhe Siria dhe ishin nisur nga porti libian Zowara. Gjendja e tyre shëndetësore, sipas mjekëve, nuk është shqetësuese.
Shtatëvjeçari që arriti të shpëtohej humbi nënën e tij në tragjedinë e djeshme./Radar.al


