Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “S’kërkoj mëshirë, por të vërtetën”, Erjon Llapushi reagon pas dënimit me 17 vite burg: Akuza për vra*je me dashje nuk qëndron

    Dyshohet se shkaktoi zjarrin që dogji një sipërfaqe të madhe pyjore, pranga 57-vjeçarit në Shëngjin

    Arrestohet 70-vjeçari në Has, dyshohet për kultivim kana*isi dhe armëmbajtje pa leje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Dyshohet se shkaktoi zjarrin që dogji një sipërfaqe të madhe pyjore, pranga 57-vjeçarit në Shëngjin

    July 4, 2026

    Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë një 57-vjeçar, i dyshuar si autor i zjarrit që përfshiu malin e Shëngjinit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqen pyjore.

    Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur më 3 korrik 2026 në vendin e quajtur “Sagë”, ku shtetasi B. A., pranë subjektit të tij tregtar, dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave. Flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur me shpejtësi, duke djegur një sipërfaqe të madhe pylli në malin e Shëngjinit.

    Gjatë përhapjes së zjarrit, në zonë ka ndodhur edhe një shpërthim, i dyshuar si pasojë e detonimit të një predhe luftarake të pashpërthyer. Si rezultat është lënduar lehtë shtetasi A. U., 30 vjeç, i cili ndodhej si pasagjer në një automjet që kalonte në atë zonë. Ai mori ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Hetimet zbuluan gjithashtu se i dyshuari kishte hequr pajisjen DVR të kamerave të sigurisë së subjektit të tij, me dyshimin se synonte të pengonte zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Në përfundim të veprimeve procedurale, 57-vjeçari u arrestua për veprat penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor” dhe “Plagosje e lehtë nga pakujdesia”.

    Policia e Lezhës u bën apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal gjatë kësaj periudhe dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr. Autoritetet ftojnë gjithashtu qytetarët të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin 112, duke garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “S’kërkoj mëshirë, por të vërtetën”, Erjon Llapushi reagon pas dënimit me 17 vite burg: Akuza për vra*je me dashje nuk qëndron

    July 4, 2026

    Dyshohet se shkaktoi zjarrin që dogji një sipërfaqe të madhe pyjore, pranga 57-vjeçarit në Shëngjin

    July 4, 2026

    Arrestohet 70-vjeçari në Has, dyshohet për kultivim kana*isi dhe armëmbajtje pa leje

    July 4, 2026

    “Ndihmoj prindërit e mi”, Aurela Gaçe reagon pas thirrjeve për bojkotimin e koncerteve të saj

    July 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.