KIRIBATI– Ndërrimi i viteve shënohet në momente të ndryshme në mbarë botën sipas orës lokaleve të shteteve.
Kiribati, një komb i vogël ishullor në Oqeanin Paqësor, është i pari që shënon vitin e ri.
Ishulli Kiritimati, i njohur gjithashtu si Ishulli i Krishtlindjeve, është vendi ku orët godasin mesnatën më herët, duke shënuar fillimin e vitit 2025.
Ky moment ka një rëndësi simbolike të madhe, pasi është pika e fillimit të festimeve globale për Vitin e Ri. Festimet nisin nga Kiribati dhe vazhdojnë duke udhëtuar nëpër të gjitha zonat kohore të botës, duke përfshirë çdo kënd të globit. Festimi i Vitit të Ri nga ishulli Kiritimati tregon se, pavarësisht shpërndarjes gjeografike të njerëzve, ata janë të lidhur nga një ndjesi e përbashkët gëzimi dhe reflektimi për vitin që po vjen./Radar.al


