Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Correctiv: Deputetë të AfD takohen me neonazistë në Zvicër

    December 28, 2024

    Sipas një raporti të organizatës mediatike investigative dhe jo fitimprurëse gjermane, Correctiv, deputetë të partisë nacionaliste gjermane, Alternativa për Gjermaninë, AfD, janë takuar sërish me neonazistë. Këtë radhë, jo në Potsdam, si një vit më parë, por në Zvicër. Jean Peters nga Correctiv i tha ARD-së se Correctiv kishte infiltruar një gazetar të vetin në takim: “Ne infiltruam një gazetar në një takim midis një deputeti të Bundestagut, Roger Beckamp, ​​dhe një anëtareje të parlamentit të Brandenburgut, Lena Kotré”.

    Sipas Correctiv, në takim kishte edhe anëtarë të organizatës neonaziste “Blood and Honor”.  Kjo është një organizatë e ndaluar në Gjermani. Takimi zhvillohej me ftesë të grupit neo-nazist zviceran “Junge Tat” (Vepër e re). Të dyja organizatat konsiderohen të dhunshme dhe po monitorohen nga autoritetet në Gjermani dhe Zvicër.

    Deputetët e AfD për privatizimin e dëbimeve
    Raporti i platformës Correctiv tregon edhe një herë afërsinë e AfD me skenën neo-naziste. Ata shkëmbejnë idetë e tyre ekstremiste. Deputetja e parlamentit të Brandenburgut, Lena Kotre ka shprehur idenë për të përdorur mostra të ADN-së dhe analiza gjuhësore për të përcaktuar origjinën e refugjatëve e për t’i deportuar ata në vendet e origjinës. Raportohet se ajo është shprehur edhe për heqjen e shtetësisë gjermane për ata shtetas që shkelin ligjet.

    Tobias Ginsburg, gazetari i Correctiv që mori pjesë në takimin e fshehtë, ka vërejtur prej kohësh se pikëpamje të tilla ekstremiste të djathta nuk ndahen më vetëm në grupet neo-naziste, por po zhvendosen gjithnjë e më në qendër të shoqërisë, me ndihmën e AfD-së: “Unë mendoj se druajtja po bie gjithnjë e më shumë. Nuk është më pyetja se a është AFD një parti e djathtë ekstreme, por se a dallon ajo nga një skenë e mirëfilltë neonaziste”, tha Ginsburg.

    Oferta pune për neo-nazistët
    Sipas Ginsburg, deputeti i AfD-së, Beckamp, u ofroi neonazistëve mundësinë për të punuar në zyrat e AfD-së në Bundestag. Ai tha se kështu mund të siguroheshin para për të financuar “gjëra të tjera” që ndihmojnë qëllimet politike të partisë.

    Deri tani, AfD nuk ka dhënë asnjë përgjigje për këto akuza. AfD nuk ka kthyer përgjigje as ndaj pyetjeve të bëra nga ARD lidhur me raportin e Correctiv dhe pasojat e mundshme për deputetët e përfshirë./DW

    Correctiv Deputetë të AfD zvicer
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump ndërhyn pas tensioneve mes Erdoganit dhe Netanyahut: Nuk mendoj se do të ketë konflikt

    June 10, 2026

    Skandal në aviacionin kanadez, pilot i “Air Canada” dyshohet se fluturoi 16 vite pa licencën e duhur

    June 10, 2026

    Rama dënon tensionet në protestë: Askush nuk duhet shënjestruar për shkak se është ndryshe

    June 10, 2026

    Kaos në aeroportet Treviso-Venecia, mbi 200 pasagjerë mbeten në pritje të fluturimit për në Tiranë: Po na sorollasin

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.