PRISHTINË– Disa foto të deputetes së koalicionit qeverisës, Jeta Statovci, nga Lista “Guxo”, janë bërë virale në rrjet ku shihet se ajo ka shkelur mbi libra.
Statovci, e cila do të garojë për një mandat të ri në zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025, ka realizuar një set fotografik professional, dhe gjatë fotosesionit shfaqet duke qëndruar mbi libra, një veprim ky që ka ngjallur komente negative për të në rrjetet sociale.
Për t’u dukur më e gjatë, ajo është fotografuar duke qëndruar mbi librat e vendosur në dysheme./Radar.al




