Por në këtë rat, ka dhe abuzime. Nuk themi që ky është rasti, por në internet, teksa ditët e fundit është rritur me shpejtësi kërkimi për këngët e Parashqevi Simakut, janë rritur dhe adresat që kanë ngarkuar këngët e saj.
Një prej këngëve më të famshme të Parashqevi Simakut, fituese e festivalit të 27-të në vitin 1988 , “E duam lumturinë”, ka ekzistuar në “YouTube” prej më shumë se 9 vitesh, e ngarkuar në një kanal jozyrtar, me plot 5 milionë e gjysmë klikime, e ku të shumtë ishin ata që riktheheshin herë pas here për ta dëgjuar.
Është vështirë të thuhet se Parashqevi Simaku ka përfituar ndonjëherë monetarisht nga këngët e saj.
Por së fundmi diçka e çuditshme ka ndodhur me këngën “E duam lumturinë”. Versioni i vjetër me miliona klikime është fshirë nga YouTube, ndërsa kënga është rihedhur një ditë më parë, në mesin e interesit të shtuar për Parashqevi Simakun, nga kanali zyrtar i Pirro Çakos.
Të drejtat e këngës duket se tashmë po i menaxhon kompania “FOLÉ PUBLISHING”. Vlen të theksohet se Pirro Çako është kompozitori i kësaj kënge me tekst të poetit të ndjerë Agim Doçi.
Gjithashtu, shumë këngë nga albumi i fundit i Parashqevi Simakut, disa të padëgjuara më parë, janë hedhur së fundmi në Youtube, nga një kanal që me gjasë nuk ka të drejta për t’i publikuar dhe duke shfrytëzuar kështu momentin mesa duket për t’i monetizuar ato.



