Një aksident raportohet të ketë ndodhur rreth orës 17:00 tek rrethrrotullimi në Sauk.
Nga raportimet e para nga vendi i ngjarjes mësohet se një person është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
I plagosuri është transportuar tek Trauma. Në aksident janë përfshirë katër automjete.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


