Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Diell e vranësira kalimtare në disa zona, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

    Sherri me sende të forta në Durrës, policia jep detaje: Plagoset një 36-vjeçar. Në konflikt dyshohet i përfshirë edhe një efektiv policie jashtë shërbimit

    Kush është Denis Tafili? I kërkuar nga SPAK në dosjen “Troplini”, dyshohet i përfshirë në konfliktin me armë në Durrës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Koçiu jep lajmin e mirë: Vjen në jetë fëmija i parë përmes riprodhimit të asistuar në maternitetin “Koço Gliozheni”

    December 17, 2024
    Albana Koçiu

    TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka dhënë lajmin e mirë sot se për herë të parë pranë Spitalit Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “Koço Gliozheni ka ardhur në jetë fëmija i parë me teknikën e riprodhimit të asistuar.

    Ministrja Koçiu deklaroi se Soreja ka lindur me peshë 4 kg e 250 gram duke bërë realitet jo vetëm ëndrrën prej mëse 16 vitesh të dy prindërve të saj, Eridës dhe Xhemalit, por njëkohësisht duke shënuar një moment tejet të rëndësishëm për strukturat spitalore publike.

    Koçiu vizitoi nënën dhe vajzën e saj e cila erdhi në jetë falë profesionalizmit të ekipit të mjekëve të Qendrës së Teknikave të Riprodhimit Mjekësor të Asistuar (RMA) në maternitetin “Koço Gliozheni”.

    Ajo vuri në dukje se ardhja në jetë e fëmijës së parë nëpërmjet teknikës inovative të mjekësisë moderne u bë e mundur falë investimit të qeverisë për ngritjen e Qendrës së Teknikave të Riprodhimit Mjekësor të Asistuar (RMA) duke e kthyer në një qendër model të shtatzënisë në nivel kombëtar përmes riprodhimit të asistuar.

    “Në spitalin publik kemi beben e parë me procedurën e riprodhimit të asistuar. Te materniteti “Koço Gliozheni” falë edhe Qendrës së Riprodhimit të Asistuar që u investua e gjitha falë buxhetit të shtetit nga e para dhe mundësisë për të rimbursuar paketën e fertilitetit për të gjitha çiftet që e kanë të pamundur të sjellin një bebe vetë, ne i ndihmojmë edhe i mbështesim për të realizuar ëndrrën e tyre më të madhe”, nënvizoi ministrja.
    Qeveria shqiptare dhe MSHMS ka mundësuar financimin e plotë të paketës së fertilitetit, një shërbim i cili tashmë ofrohet falas për ata bashkëshortë apo çifte të cilët duan të kenë fëmijën e tyre nëpërmjet kësaj procedure. “Paketa e fertilitetit mbulohet 100% nga buxheti i shtetit”, u shpreh Koçiu.

    Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se “materniteti “Koço Gliozheni” hapi siparin e kësaj procedure ndërkohë që me buxhetin e 2025 edhe materniteti “Mbretëresha Geraldinë do të fillojë investimin përkatës për të realizuar gjithashtu paketën e fertilitetit falas për të gjitha çiftet që dëshirojnë të kenë një fëmijë”.

    Koçiu falenderoi të gjithë stafin e mjekëve dhe infermierëve që punojnë pranë kësaj Qendre për përkushtimin e tyre të cilët mundësuan realizimin me sukses të kësaj procedure për herë të parë në një strukturë spitalore publike.

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi edhe ambientet e Qendrës së Teknikave të Riprodhimit të Mjekësor të Asistuar pranë maternitetit “Koço Gliozheni” i cili ka një staf të trajtuar për këtë procedure dhe është e pajisur me të gjitha aparaturat mjekësore dhe medikamentet e nevojshme./Radar.al 

    Albana Koçiu riprodhimi i asistuar “Koço Gliozheni”
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Diell e vranësira kalimtare në disa zona, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

    July 25, 2026

    Sherri me sende të forta në Durrës, policia jep detaje: Plagoset një 36-vjeçar. Në konflikt dyshohet i përfshirë edhe një efektiv policie jashtë shërbimit

    July 24, 2026

    Kush është Denis Tafili? I kërkuar nga SPAK në dosjen “Troplini”, dyshohet i përfshirë në konfliktin me armë në Durrës

    July 24, 2026

    Nga Italia te Kili, FIFA veçon 10 kombëtaret që synojnë rikthimin në Botërorin 2030

    July 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.