PRISHTINË– Naim Bunjaku, i njohur si Xuxi, teksa ndodhet në shtëpinë e Big Brother VIP KOSOVA 3, ka rrëfyer më shumë për jetën e tij.
“Unë kam pasur problemet e mia me drogë dhe kam qenë i varur për disa vite, deri në 2000 kur babai im i ndjerë dhe unë kam shkuar në Turqi në rehabilitim. Më është dashur të pres 29 vite për ta takuar Kiarën. Kur e kam kontaktuar në Instagram për herë të parë i kam shkruajtur që jam babai biologjik Naimi, pas pak më erdhi mesazhi që është gëzuar shumë. Sumeja ka lindur në vitin 2006 dhe ka qenë një gëzim shumë i madh. E kanë kuptuar që është me meningjit bakterial, në 11 muajshe e kam kuptuar se është e shurdhër në dy veshët e saj. Ka qenë momenti më i vështirë në jetë. Më ra qielli mbi kokë.“-rrëfeu ai./Radar.al


