ITALI– Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar sërish për qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës të cilat u ngritën për të pritur emigrantë, pas firmosjes së marrëveshjes mes qeverisë së Italisë dhe Shqipërisë.
“Qendrat e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë, edhe nëse më duhet të kaloj çdo natë atje deri në fund të qeverisjes. Sepse dua të luftoj mafian dhe i kërkoj të gjithë shtetit italian, njerëzve të respektuar, të më ndihmojnë të luftoj mafian. Jam i sigurt se objektivi i shumicës së magjistratëve është të luftojnë çdo mafie, qoftë edhe atë të detit. Por nëse nuk jemi efektivë, të vetmit që përfitojnë janë kriminelët.”-deklaroi Meloni./Radar.al


