Shqiptarja që gjeti në Nju Jork artisten e madhe të skenës shqiptare, Parashqevi Simakun quhet Elvira Tata.
Tata e cila ka arritur të bisedojë me Simakun në shqip e anglisht dhe sic ajo vetë shkruan, ka edhe video të tjera me këngëtaren e njohur.
“Për të gjithë miqtë e mi jua shuajta pak atë kureshtjen për Parashqevinë. Ajo ishte në gjendje vërtet të varfër, por me një dinjitet të fortë dhe gëzonte shëndet të plotë. Kjo vidio e shkurtër pasi bëra shumë vidio sëbashku do t’ju tregojë që është një grua vitale, e mençur dhe më shumë dritë”, shkruan Elvira Tata.
Në video, dëgjohet shqiptarja teksa flet me Parashqevi Simakun, e cila ka folur në shqip pas shumë vitesh, duke thënë se ka vështirësi të komunikojë në shqip, pasi ka shumë vite që nuk e ka përdorur gjuhën e atdheut të saj.
Ndërkohë bashkëatdhetarja e saj i thotë që të mos humbë shpresën dhe se shqiptarët e duan po njësoj, si para shumë vitesh kur adhuronin zërin e saj.
Tata e nxit që të lyej buzët dhe të rishfaqet e bukur para shqiptarëve që dukshëm këto ditë shfaqen nostagjinë për idhullin e tyre të 40-30 viteve më parë…


