Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Anuloni anti-mitingun në Vlorë”, Balla i përgjigjet Berishës: E shoh që do të vish në festat e PS-së, por s’je i ftuar

    Shpërthim me tritol në Laç

    Si të zgjidhni një pjepër, 3 truke të pagabueshme për të përcaktuar nëse fruti është i pjekur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Zbardhen detaje nga operacioni i RENEA-s në Shkodër, SPAK mbledh prova për atentatin me 4 të v*arë në Dobraç

    December 12, 2024
    Atentati në Dobraç/ U akuzuan se lanë të lirë "personin mister". Apeli ndryshon vendimin për efektivët

    Janë zbardhur detaje nga operacioni i forcave speciale RENEA-s në Shkodër këtë të enjte 12 dhjetor.

    Me urdhër të SPAK, policia dhe RENEA janë duke mbledhur prova për atentatin me 4 të vrarë në 30 tetor.

    Deri më tani në Shkodër janë sekuestruar disa armë dhe 5 makina të blinduara.

    Ç’po ndodh? RENEA dhe forca të shumta policie mbërrijnë në shkodër, në banesat e eksponentëve të k*imit

    Operacioni i RENEA

    Forcat RENEA kanë ushtruar kontrolle gjatë mbrëmjes dhe në orët e para të mëngjesit në Shkodër dhe disa fshatra pranë.

    Mesohet se në fokus të kontrolleve kanë qenë banesa të personave me precedent penal dhe të skeduar nga policia.

    Burimet bëjnë me dije se janë gjetur armë dhe sende të ndaluara të cilat do të dërgohen për ekzaminim në laboratorin e kriminalistikës.

    Zyrtarisht nuk janë dhënë detaje nga Policia e Shtetit, ndërsa nuk konfirmohet të ketë patur persona të arrestuar në këtë operacion.

    Masakra e 30 tetorit

    Qyteti i Shkodrës u trondit pasditen e 30 tetorit 2024 nga një masakër në zonën e Dobraçit kur persona ende të paidentifikuar qëlluan nga një makinë drejt makinës, tip Benz S-Class, ku po udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati dhe një person i tretë.
    Nga të shtënat makina që drejtohej nga Hamza Lici, 23 vjeç humbi kontrollin dhe përplasi motorin ku udhëtonin dy qytetarë të pafajshëm, çifti Flutura dhe Bashkim Basha.

    Flutura Basha humbi jetën në vendngjarje. Ndërsa Arlind Bushati humbi jetën, po atë ditë pak orë më pas në spital . Tre ditë më pas vdiq në spital edhe Bashkim Basha. Në makinë me Licin dhe Arlind Bushatin udhëtonte dhe një person i tretë, që dyshohet se është Ibrahim Lici. Ky I fundit ka dalë nga makina i ka dhënë ndihmën e parë viktimave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes pasi ka ardhur ambulanca.

    Atentati në Dobraç/ Arrestohet personi që vodhi në Durrës makinën e autorëve

    Masakra e Dobraçit/ Jepet vendimi për 4 efektivët e policisë

    Personi misterioz në Dobraç/ Anila Hoxha zbulon: Fakti se ai ishte me të zeza na sinjalizon për…

    masakra e 30 tetorit RENEA ne shkoder
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Anuloni anti-mitingun në Vlorë”, Balla i përgjigjet Berishës: E shoh që do të vish në festat e PS-së, por s’je i ftuar

    June 4, 2026

    Shpërthim me tritol në Laç

    June 4, 2026

    Si të zgjidhni një pjepër, 3 truke të pagabueshme për të përcaktuar nëse fruti është i pjekur

    June 4, 2026

    Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.