Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Thikë me dy presa”/ Rama për sigurinë ushqimore: Kush nuk është përgatitur rrezikon falimentimin

    Gratë me shami ALARMUAN prindërit/ Reagon Policia e Shtetit: Janë me shtetësi iraniane, rezultoi se…

    “I trembem neglizhencës alla-shqiptarçe”/ Integrimi në BE, Rama me operatorët e biznesit ushqimor: Kontrollet për të lënë porosi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Ndryshojnë rregullat për regjistrimin e bizneseve. Të gjitha procedurat bëhen online

    December 11, 2024

    Qeveria ka ndryshuar rregullat për dhënien e shërbimeve ndaj bizneseve, duke bërë që çdo shërbim të mundësohet përmes e-Albania. Referuar vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, të gjitha sportelet fizike të Qendrës Kombëtare të Biznesit, zëvendësohen me portalin “e-Albania”. Aplikimi për regjistrim në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) bëhet pranë portalit “e-Albania”.

    Referuar vendimit, nëpunësi i autorizuar (regjistruesi) i QKB-së verifikon me hollësi nëse aplikimi dhe dokumentet shoqëruese janë në përputhje me ligjin, e regjistrimit të biznesit, si dhe verifikon veprimet e kryera nga personi i autentifikuar elektronikisht.

    Po ashtu, përcaktohet se çdo vendim i QKB-së në lidhje me miratimin, pezullimin apo refuzimin e aplikimit i njoftohet në mënyrë elektronike aplikantit në portalin “e-Albania”, si dhe në faqen zyrtare të QKB-së, jo më vonë se 1 ditë nga data e paraqitjes së aplikimit.

    Ndër të tjera në vendim saktësohet se çdo person i interesuar, pa qenë i detyruar  të identifikohet, mund të kryejë kërkime në të dhënat e publikuara nga QKB-ja në faqen zyrtare për çdo të dhënë të regjistruar, me përjashtim të adresës së banimit të individëve. Këto kërkime mund të kryhen elektronikisht në faqen zyrtare të QKB-së.

    Çdo person ka të drejtë të marrë, në format  elektronik, ekstrakte për të dhënat e regjistruara të çdo subjekti. Gjithashtu, çdo person mund të marrë, në format shkresor, kopje të dokumenteve shoqëruese, të depozituara në regjistër, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse.”

    Aplikimi për korrigjimin e gabimit mund të bëhet on-line nga subjekti, të cilit i përkasin të dhënat, nëpërmjet portalit “e-Albania”. Ky vendim vjen në kuadër të reformës së digjitalizimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneseve.

    biznes e-albania regjistrim
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Thikë me dy presa”/ Rama për sigurinë ushqimore: Kush nuk është përgatitur rrezikon falimentimin

    April 21, 2026

    Gratë me shami ALARMUAN prindërit/ Reagon Policia e Shtetit: Janë me shtetësi iraniane, rezultoi se…

    April 21, 2026

    “I trembem neglizhencës alla-shqiptarçe”/ Integrimi në BE, Rama me operatorët e biznesit ushqimor: Kontrollet për të lënë porosi

    April 21, 2026

    Porositi vr*sjen e gruas së tij/ Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm!

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.