Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    VIDEO/ Përmbytje shkatërruese në Kili, të paktën 10 viktima dhe disa persona të zhdukur; shpallet gjendje e jashtëzakonshme

    “Jeni shërbëtorë të Atdheut”, Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj: Kemi forcat më të mirëpaguara në rajon, rritja e pagave do të vijojë

    Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë, zbulon emrin e vajzës së porsalindur me Nadia Ferreira

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    ‘Prishe familjen’/ Në një lidhje dashurie me Endri Priftin, Ola Bruko: Qetësohuni, s’kam qenë e martuar

    December 10, 2024

    Këngëtari Endrit Prifti dhe gazetarja Ola Bruko prej disa muajsh tashmë janë zyrtarisht një çift, duke i dhënë fund spekulimeve të vazhdueshme rreth lidhjes së tyre.

    Ola Bruko ka dy fëmijë nga lidhja e saj e kaluar, ndërsa Endri Prifti ka qenë për një kohë të gjatë single. Tani, ata kanë vendosur të hapin një kapitull të ri së bashku, dhe kjo ka qenë një lajm i pritur dhe i mirëpritur nga miqtë dhe ndjekësit e tyre. Për më tepër, kjo është intervista e tyre e parë publike si çift.

    E kërkuan dashurinë tek njëri-tjetri?

    Ola: Askush nuk e ka kërkuar.

    Endri: Lindi rastësisht pas tri vitesh. Ne kishim emisionin “Dola te Ola” dhe rastësisht.

    Ola: Askush nga ne nuk e kërkoi, por për shkak të punës ne qëndronim shumë kohë bashkë. Qëndronim të tre bashkë, edhe me Stefin. Bënim mbledhje pas emisionit, takoheshim gjatë javës se programonim emisionin e radhës e të tjera me radhë.

    Kur ishte momenti kur ata e kuptuan se midis tyre po lindte një ndjenjë e bukur dashurie?

    Endri: Shën Valentin ka qenë apo Krishtlindje? Një nga këto të dyja.

    Ola: Pashkë. (qeshin)

    Në rrjet jo të gjithë kanë komentuar pozitivisht rreth lidhjes së tyre dhe në shumë raste Ola ka postuar disa deklarata për t’i nënkuptuar se nuk duhet të komentojnë zgjedhjet e saj. Më tej, Ola sqaroi:

    Nuk dua t’i largoj, më shumë sesa dua të përpiqem t’i bëj të kuptojnë njerëzve që nuk duhet të merren me tjetrin. “Kurrë mos thuaj kurrë”, thotë populli. Çdokujt mund t’i ndodhë një e mirë, apo një e keqe në jetë dhe s’mund ta gjykosh tjetrin pa e ditur historinë. Për shembull mua kanë arritur të më shkruajnë deri aty sa “ty të raftë pika moj vajzë që prishe familjen për Endri Priftin”. Më fal, ku e di ti që unë paskëm prishur familjen për Endri Priftin? Kjo është shumë e tmerrshme edhe jo për mua. Mua më vrasin, sepse kjo mund të ndikojë tek fëmijët e mi. Mua vetëm kjo më vret. Unë për fëmijët e mi jam gati të vras domethënë. Më falni, mos e merrni sikur, në kuptimin e mirë të fjalës. Kështu që duke qenë se i kam të dy fëmijët adoleshentë dhe të dy fëmijët e duan Endrin shumë. Mezi presin ta takojnë. Përpiqem të mos i marr në konsideratë, pastaj vjen një moment dhe them “si ka mundësi, çfarë janë këto njerëz që e kanë këtë keqdashësi të madhe brenda vetes?”. Në fund të ditës të erdha të mora burrin ty, ose ku di unë. Që ta qartësojmë njëherë e mirë. Kur unë jam lidhur me Endri Priftin nuk kam qenë e martuar, që të qetësohet kjo dynja njëherë e mirë./TAR

    endri prifti Ola Bruko
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    VIDEO/ Përmbytje shkatërruese në Kili, të paktën 10 viktima dhe disa persona të zhdukur; shpallet gjendje e jashtëzakonshme

    July 22, 2026

    “Jeni shërbëtorë të Atdheut”, Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj: Kemi forcat më të mirëpaguara në rajon, rritja e pagave do të vijojë

    July 22, 2026

    Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë, zbulon emrin e vajzës së porsalindur me Nadia Ferreira

    July 22, 2026

    Trump kërcënon Iranin me goditje ndaj infrastrukturës: Do të shkatërrojmë ura dhe termocentrale nëse sulmohen anijet

    July 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.