Pema më e shtrenjtë në botë e Krishtlindjeve vlera e të cilës arrin në 5.2 milionë euro, ëhstë zbuluar së fundmi në Gjermani.
Një kryevepër e artë, e projektuar nga tregtari i arit me bazë në Mynih, Pro Aurum, u ndërtua duke përdorur 2024 monedha ari të Filarmonisë së Vjenës, të cilat konsiderohen si një nga monedhat koleksioniste më të shitura në botë.
Me peshë mbi 60 kilogramë, kompania zëvendësoi yllin ose engjëllin në pemët tradicionale me një monedhë ari 24 karatësh.
Benjamin Summa, një përfaqësues i Pro Aurumbëri me dije se pema në fjalë prej ari është një shembull i shkëlqyer se sa të vlefshme janë metalet e çmuara si ari.
Sipas New York Post, Benjamin tha, “Këtë vit, ne thjesht donim të shfaqnim një pemë shumë të veçantë të Krishtlindjes këtu në shtëpinë e artë. Ari nuk mund të riprodhohet sipas dëshirës dhe e ruan vlerën e tij gjatë brezave. Pema e Krishtlindjeve prej ari ilustron këtë kuptim të përjetshëm të metalit të çmuar në një mënyrë mbresëlënëse.”



