Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kryemadhi: Akuzohem për korrupsion për një shtëpi që kisha porositur para ligjit për minierat

    Ilir Meta shfaqet per herë të parë në publik që pas arrestimit

    “Kush cënon besimin e qytetarëve s’ka vend në radhët e uniformave blu”/ Ministri i Brendshëm prezanton kreun e ri te AMP

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Gjermani: Scholz dhe Vuçiç takohen në Freiberg për litiumin

    December 10, 2024
    Gjermani: Scholz dhe Vuçiç takohen në Freiberg për litiumin
    Vuçië dhe Olaf Scholz

    Kancelari Olaf Scholz (SPD) takohet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Freiberg të Saksonisë për të biseduar lidhur me përftimin e litiumit.

    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, vizitojnë së bashku këtë të martë (10.12.2024) Autoritetin e Minierave Saksone në Freiberg të Gjermanisë, bëhet e ditur nga zyra e kancelarit gjerman në Berlin. Në fokus të bisedimeve është nxjerrja e qëndrueshme e litiumit.

    Litiumi – tema e përbashkët

    Si në Serbi, ashtu edhe në landin gjermanolindor të Saksonisë, supozohet të ketë sasi të mëdha të litiumit. Minerali është një komponent kyç për prodhimin e baterive të automjeteve elektrike. Projekti sakson synon të prodhojë rreth 12 000 tonë hidroksid litiumi në vit për një periudhë prej 35 vitesh, duke kontribuar në prodhimin e baterive për rreth 600 000 automjete elektrike çdo vit.

    Shumë më e madhe është sasia e litiumit që planifikohet të prodhohet në Serbi: 58,000 ton litium në vit. Kjo sasi mund të mjaftojë për rreth 1.1 milionë automjete elektrike – afërsisht 17% të kërkesës evropiane.

    Përparësi për kompanitë evropiane të automjeteve

    Më 19 korrik 2024, Bashkimi Evropian dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje për nxjerrjen e litiumit në Luginën Jadar në Serbi. Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe nënkryetari i atëhershëm i Komisionit Evropian, Marosh Shefçoviç.

    Angazhimi i Gjermanisë në marrëveshjen për litiumin me Serbinë është rezultat i një strategjie të koordinuar nga qeveria gjermane dhe Bashkimi Evropian, me qëllim sigurimin e burimeve të qëndrueshme të litiumit për industrinë evropiane të automjeteve elektrike dhe reduktimin e varësisë nga importet kineze.

    Gjermania partneri kryesor i investimit

    Por Gjermania mund të shërbejë jo vetëm si blerëse e litiumit, por edhe si përpunuese e tij direkt në vend. Në një fjalim të mbajtur më 4 dhjetor në Cyrih, presidenti Aleksandar Vuçiç theksoi se dëshiron që lituimi të përpunohet në vend. Në një intervistë për median gjermane, në korrik të këtij viti, presidenti serb, ishte shprehur se po bën marrëveshje me korporata automobilash si Mercedes-Benz, Volkswagen dhe Stellantis për qasje të këtyre në litium për bateritë e makinave. Shumë prej këtyre kompanive kanë kohë që kanë paralajmëruar se do të mbyllin fabrika në vend për të hapur të tjera gjetkë, në Evropën Lindore.

    Fabrika të reja të kompanive të mëdha gjermane në Serbi do ta forconin edhe më shumë raportin mjaft të fortë ekonomik mes Serbisë dhe Gjermanisë. Gjermania është një partnere e rëndësishme ekonomike e Serbisë. Sipas të dhënave të Odës Ekonomike Gjermano-Serbe (AHK) në Beograd, kompanitë me kapital gjerman kanë hapur rreth 80 000 vende pune në Serbi, duke e bërë Gjermaninë ndër investitorët më të mëdhenj të huaj në vend për sa i përket numrit të vendeve të punës.

    Takimi i vjen në dobi edhe kancelarit aktual dhe kandidatit për kancelar në zgjedhjet 2025, Olaf Scholz, për të përmirësuar popullaritetin e tij ende të dobët në sondazhe dhe për të dëshmuar se po kërkon zgjidhje për të ndihmuar industrinë e automobilëve gjermanë për të dalë nga kriza./dw

    gjermani Scholz vucic
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kryemadhi: Akuzohem për korrupsion për një shtëpi që kisha porositur para ligjit për minierat

    April 27, 2026

    Ilir Meta shfaqet per herë të parë në publik që pas arrestimit

    April 27, 2026

    “Kush cënon besimin e qytetarëve s’ka vend në radhët e uniformave blu”/ Ministri i Brendshëm prezanton kreun e ri te AMP

    April 27, 2026

    Trump: Teherani mund ta kontaktojë SHBA-në nëse dëshiron negociata

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.