PRISHTINË– Mbrëmjen e së martës në Big Brother VIP Kosova, produksioni ka caktuar për banorët një sfidë.
“Ngjyrat e jetës time” ka bërë bashkë të gjithë konkurrentët, ku këta të fundit duhet t’u përgjigjeshin pyetjeve.
Mes pyetjeve që i janë bërë këngëtarja Rovena Stefa ka rrëfyer edhe se si e sheh veten në të ardhmen.
“Në aspektin personal. Do doja shumë të gjej dashurinë e jetës që deri tani nuk ka qenë e suksesshme, e të kem fëmijë. E di se jam në ato limitet e mia.”-u shpreh ajo./Radar.al


