Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Amendamenti i PD për minimumin jetik/ Koçiu: Integrim në tregun e punës, jo të japim lëmoshë

    December 3, 2024

    TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi sot se minimumi jetik në masën 200 euro është një propozim aspak serioz dhe nuk mund të vendoset absolutisht apriori, i pastudiuar, i pavlerësuar dhe i pabazuar mbi një metodologji mbi të cilën biem dakord të gjithë.

    Gjatë diskutimeve në Kuvend lidhur me amendamentin e propozuar nga PD për vendosjen e minimumit jetik, Koçiu u shpreh kundër duke theksuar se prej vitit 2013, qeveria ka ndërmarrë politika për të forcuar programet e punësimit për shtresat në nevojë dhe jo për të dhënë lëmoshë.

    “Mjafton që t’u them se në vitin 2013 ju e latë papunësinë në vlerën 16% ndërkohë ne e adresuam. Ndërkohë politikat e mirëqenies sociale të ndjekura nga qeverisja socialiste në këto vite kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të përqendruara së pari në rritjen e punësimit, në rritjen e pagave në rritjen e pagës minimale. Në 2013 paga minimale ishte 22 mijë lekë, sot është dyfishi i asaj që ju propozoni si minimum jetik, 40 mijë lekë. Paga mesatare mujore 55% më e lartë se paga mesatare mujore që e latë në vitin 2013. Patjetër që politikat që ne si qeverisje socialiste kemi, janë për të nxitur të papunët që janë forcë aktive e punës, dhe jo për të deformuar tregun e punës. Kemi çuar në 64% rritjen e pjesëmarrjes në tregun e punës nga 52% që ishte në vitin 2013. Shkalla e punësimit në nivelin 44% në vitin 2013, sot është rritur në nivelin 57%. Në 2013 vetëm 22% e familjeve të varfra mbuloheshin nga skema e ndihmës ekonomike. Sot mbulohen 82.5% nga skema e ndihmës ekonomike të familjeve të varfëra”, deklaroi ministrja.

    Koçiu tha se “synimi ynë kryesor është që të forcojmë programet e punësimit dhe të integrimit të gjithë atyre që kanë nevojë për punë dhe janë forcë aktive pune dhe jo të japim lëmoshë apriori të gjithëve duke mos nxitur dhe synuar integrimin e tyre në jetën dhe tregun e punës sepse në fund të ditës çfarë po krijojmë. Po krijojmë një nivel parazitizmi i cili mbahet me lëmoshë nga shteti. Ndërkohë që qëllimi ynë është të integrojmë këdo që ka mundësi për të punuar, ta aftësojmë me aftësi të reja për tregun e punës dhe ta bëjmë të tillë që të ketë mundësi të përmirësojë dhe të thyejë ciklin e varfërisë nëse ndodhet në një cikël të tillë”.

    Gjithashtu, ministrja Koçiu u ndal edhe te programet e punësimit për të rinjtë si programet e formimit nëpërmjet punës, programi i praktikave profesionale, programi i të nxënit në vendin e punës, Programi i garancisë rinore që po zbatohet me mbështetjen e BE-së, programe këto që synojnë aftësimin dhe integrimin e të rinjve në tregun e punës.

    Sipas saj, shtresat e varfra nuk kanë nevojë për të siguruar mirëqenien e familjeve të tyre thjeshtë me lëmoshë, por kanë nevojë të thyejnë ciklin e varfërisë dhe kjo bëhet vetëm duke i integruar në tregun e punës.
    Ministrja vuri në dukje programet e ndërmarra që prej vitit 2019 si bebi bonus, subvencionimi i sigurimeve shoqërore e shëndetësore me efekt njohjen e viteve të pensionit për nenat e papuna me tre apo më shumë fëmijë, programet e shërbimeve sociale që mbështet familjet në nevojë me shërbimet të integruara pranë qendrave komunitare multidisiplinare në 61 bashkitë e vendit, politikat për fëmijët dhe familjet me fëmijë duke përfshirë subvencionimin e energjisë elektrike, pjesëmarrjen në shkollë, tarifat e kopshtit, çerdhes si dhe libra falas.

    “Kjo është politika drejt së cilës duhet të orientohemi. Po punojmë vazhdimisht dhe qëllimisht që të adresojmë një forcë aktive pune që integrohet në tregun e punës. Prandaj unë personalisht së bashku me anëtarët e qeverisë dhe grupin e PS jemi kundër këtij propozimi”, përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu./Radar.al 

    Albana Koçiu Amendamenti i PD minimumin jetik
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.