Ditën e sotme Policia e shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar nëpërmjet të cilit na ka dhënë detaje lidhur me makinën që përdori autori i dyshuar Julian Gjoshi gjatë ditës së vrasjes në Ndroq.
Blutëbëjnë me dije se makina e autorit të dyshuar u gjend e braktisur në fshatin Shkallnur.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë nuk konstatuan ndonjë send të kundërligjshëm.
Automjeti në fjalë u transportua në ambientet e Policisë.
Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes dhe për zbardhjen e rrethanave të saj.
Njoftimi i Policisë
Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në Ndroq, është gjetur i braktisur në fshatin Shkallnur, automjeti me të cilin dyshohet se ka lëvizur autori i dyshuar i vrasjes.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë nuk kanë konstatuar ndonjë send të kundërligjshëm.
Automjeti u transportua në ambientet e Policisë dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës.
Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes dhe për zbardhjen e rrethanave të saj.
LEXO EDHE:
Vr*sja në Ndroq/ Berisha: Alfred Dedja dëshmitar në vendin ku u coptua trupi i Jan Prengës


