Një aksident i papritur është regjistruar para pak çastesh në segmentin Morinë-Kukës.
Burimet bëjnë me dije se aksidenti është shënuar rreth orës 20:20 minuta në vendin e quajtur “Ish-Uzina e Bakrit”.
Sipas burimeve policore bëhet fjalë për një automjet tip Golf pa targa ngjyrë blu i cili ka dalë nga rruga për shkak të motit të keq dhe në momentin e përplasjes janë hapur dy airbegët e mjetit.
Po ashtu janë çarë dy gomat e para dhe ka dëme materiale para automjetit.
Deri më tani nuk dihet nëse nga aksidenti ka të plagosur.
Policia ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


