Deputetja demokrate Albana Vokshi, e ftuar në emisionin “Kjo javë” ditën e lirimit të Berishës e ka cilësuar si “ditë e mirë për të gjithë shqiptarët”.
Vokshi më tej u shpreh se vendimin nuk e kishte pritur pasi ishte mësuar me një varg vendimesh të njëjta
“Ishte një ditë e mirë për të gjithë simpatizantët e PD, por jo vetëm për ne, por edhe për gjithë shqiptarët sepse triumfoi e vërteta. Lirimin e tij e sollën disa faktorë. E para është rezistenca e shumë simpatizantëve dhe qytetarëve. Ata qëndruan në mbështetje të Berishës dhe misionit të tij për të vërtetën dhe ligjshmërinë. Unë personalisht nuk e prisja sepse ishim mësuar me një varg vendimesh të njëjta. Ndaj them që është një vendim i vonuar. Janë mbi 300 ditë sakrifice për Berishën dhe opozitën. Në Shqipëri mungojnë të drejtat dhe liritë”, u shpreh deputetja demokrate.


