Jo rrallë herë është përfolur se banorët e reality show-t të njohur BBVK marrin para për qëndrimin e tyre në shtëpi.
Së fundmi, kjo është konfirmuar nga një prej konkurrentëve të shtëpisë së famshme.
Gjatë një bisede, ka qenë Xuxi ai që ka zbuluar detaje mbi pagesën që merr për pjesëmarrjen e tij.
Sipas tij, shuma arrin në 600 euro për një javë qëndrimi.
“Nuk është keq, 600 euro për 7 ditë,” u shpreh ai me humor, duke nxitur reagime nga banorët dhe publiku.
Ky detaj ka shtuar kureshtjen e ndjekësve për përfitimet e banorëve në këtë format televiziv.


